“Si ai vështirë se do të ketë mashkull në DWTS…”/Ronaldo dhe Frenki zbulojnë më shumë rreth eksperiencës së tyre në spektaklin e kërcimit!

vovalbania October 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Si ai vështirë se do të ketë mashkull në DWTS…”/Ronaldo dhe Frenki zbulojnë më shumë rreth eksperiencës së tyre në spektaklin e kërcimit!

Të ftuar në emisionin “Pardon My French” kanë qenë Ronaldo Sharka dhe partnerja e tij e kërcimit në spektaklin “Dancing With The Stars”, Frenki Ziaj. Të dy ata kanë zbuluar më shumë detaje rreth show të kërcimit dhe jo vetëm…

Si u bënë bashkë Frenki dhe Ronaldo në spektakël?

Ronaldo: Përveçse na bëri bashkë produksioni, formula është që askush as VIP-i as balerini nuk e dinte se me kë do të ishte. Kisha shumë emocione për shkak se përveçse doja një balerinë të mirë aty të gjitha janë të mira dhe profesioniste patjetër. Doja dikë që të më ngjiste në energji, në humor. 

Frenki: Ne ngjisim fiks.

A grinden apo debatojnë ata gjatë provave?

Frenki: “Hahemi” po duhemi shumë, e harrojmë direkt në moment atë që themi. 

Duke qenë që Frenki ka qenë edhe në edicionin e kaluar të DWTS, mes Ilirit dhe Ronaldos kush e mërzit më shumë?

Frenki: Të dy janë Dash në shenjën e horoskopit, të ndryshëm. Për Ilirin kam shumë respekt kurse Ronaldo është pak dhe më pranë meje sepse edhe në moshë jemi të përafërt. Kështu që do zgjidhja pak më shumë Ronaldon. 

Ronaldo: Unë nuk dua që të mbizotërojë ajo energjia shumë toksike që zakonisht ka qenë pak edhe në BBV. 

Si i erdhi ftesa Ronaldos dhe a pranoi direkt?

Ronaldo: Big Brother dhe Dancing With The Stars janë dy emisionet më të rëndësishëm ‘prime time’ në Shqipëri dhe patjetër që është një mundësi shumë e mirë për të gjithë personazhet VIP dhe jo vetëm. Unë e kisha menduar Dancing që vitin e kaluar, më pëlqen si impenjim dhe po pranova. 

Kur u diskutua rreth kalimit nga DWTS në BBV dhe anasjelltas të VIP-ave siç ishte Ardit Çuni, Ronaldo shtoi se:

 Bëjmë shpesh krahasime, mua Ardit Çuni nuk është se më pëlqen shumë si këngëtar apo si personazh i ‘Big’-ut, në shijet e mia ama unë mendoj që si Ardit Çuni në Dancing With The Stars mashkull vështirë se do të ketë ndonjëherë. Ti japim Çezarit atë që është e Çezarit. Ka qenë shumë i mirë në kërcim dhe për mua pse jo duhet ta kishte fituar. Meshkujt që fitojnë DWTS janë shumë të rrallë. 

Nga ana tjetër Frenki shtoi gjithashtu se:

Mua më pëlqen shumë se si impenjohet Ronaldo. Mund të them që nga java në javë vjen ndryshe. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51618 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE