‘Demaskove burrin në BBV!’ Debat i ashpër mes Ronaldo Sharkës dhe Palomës

vovalbania October 19, 2023 0 koment 4 Mund të lexoni në minuta.
Ronaldo i përmendi operacionet plastike dhe publikoi foto, reagon publikisht Paloma

Një koment i Rudina Demnerit, ose e njohur si Paloma, ka nxitur përplasje mes saj dhe Ronaldo Sharkës.

Teksa gazetarja ishte e ftuar në panelin e “DWTS Fan Club”, ajo tha për Ronaldon se është më mirë të prezantojë emisionin që ka, pasi nuk ja thotë për kërcim.

Sakaq, Ronaldo nuk e priti aspak mirë këtë deklaratë të saj dhe nisi një ‘luftë’ virtuale duke e komentuar Palomën në rrjetet e tij sociale.

Sot, dyshja kanë patur përballjen e tyre të parë në “Top Albania Radio”, ku është zhvilluar biseda e mëposhtme:

Paloma: Mund ta dëgjoj njëherë fillimisht nga Ronaldo pastaj do të vazhdoj të flas unë. Jam fansja e Ronaldos dhe kam shumë qejf ta dëgjoj.

Ronaldo: Si fanse duhet të ishte sot në studio zemër.
Paloma: Më shpjego pak ku e kishe ti gjithë atë vrer për mua pas një oponence të vogël që unë bëra me Erjolën në lidhje me kërcimin tënd në DWTS?

Ronaldo: Okej, e para njëherë që kur të pashë në ato momente në Fan Club më dhe një lloj ndjesie një lloj ‘vibe’ të Gerta Gixhari në kohën e BBV që nuk linte emision pa dalë gjithësesi uroj të mos jesh ky rasti. Së dyti unë prisja të kishe ardhur sot në studio meqë qenke dhe fanse e imja sepse kështu nga telefoni mund të të kisha marrë vetë. E treta, Paloma unë e di shumë mirë që ti ke mllef brenda vetes, ke një lloj inati sepse kjo u duk edhe nga aparenca, nga mënyra se si ti u shprehe dhe gjatë gjithë kohës nuk lije Erjolën të fliste të paktën një fjalë të mirë për mua. ..Ti Palomë e dashur nuk mund të thuash që ky Ronaldo është mirë të bëjë atë emisionin “Mos i bjer me top” sepse nuk është për kërcim. E para Paloma ti nuk je balerinë profesioniste dhe nuk e njeh kërcimin, thjesht ke parë dhe ke dëgjuar disa komente lart e poshtë në dy performancat e mija të para. E dyta, kjo gjëja që ti bëre është fiks sistemi i shpifur arsimor që ne kemi hequr mbi kurriz gjatë gjithë viteve që nxënësit e keq rrijnë atje në fund, nxënësit e këqinj qortohen, nxënësve të keq i shkulen ato flokët para shkollës dhe ti Paloma nuk mund të dalësh dhe të flasësh me kaq mllef dhe ti bësh qoka Ilir Shaqirit apo Fifit sepse ty nuk ta mban t’i kthehesh Fifit sepse kështu je ti Paloma, ti vazhdon lajkat e BBV…

Jonida: Një ndërhyrje e vogël, Paloma ka edhe televizor në shtëpi dhe e sheh performancën.

Ronaldo: Fjala bie, unë nuk u irritova me Albi Nakon që tha duhet të largohet Ronaldo. Por mënyra aq e shëmtuar dhe aq e mllefosur…

Paloma: Atëherë Ronaldo i dashur, ajo që më bëri mua përshtypje sepse ti je një djalë i vogël, i ri…

Ronaldo: Po në qoftë se unë jam i vogël ti je e plakur atëherë. Lëri këto termat…

Paloma: Sa vjeç je Ronaldo? Të dëgjova dhe më lër të flas…

Ronaldo: Unë jam një djalë i rritur mjaftueshëm, maxhoren, 25 vjeç që punoj dhe jetoj. Ironitë me mua lëri.

Paloma: Mënyra se si ti e ke ndërtuar veten tënde dhe po e ndërton shumë shpejt do ezaurohesh. Këtë ta kesh këshillë nga unë. Ronaldo e ka nisur këtë karrierë mbrapsht dhe këshilla fillimisht e imja e para është që mos të krijojë kaq shumë armiqësi tek njerëzit sepse duke i krijuar këto karriera është shumë e shkurtër dhe bëhesh shumë antipatik. Ajo për të cilën ti lufton është vëmendja, janë fansat është rrethi dhe target-i që ti do të të ndjeki.”
Më pas debati është bërë edhe më i ashpër, ndërsa ka kaluar edhe në ofendime:“

Paloma: Në këtë formëm që ti e ke nisur karrierën tënde e ke gabim. Unë nuk kuptoj se çfarë janë operacionet plastike tek Paloma, të sugjeroj që në programin tënd që e moderon kaq bukur dhe unë jam fansja jote, të marrësh një kirurg plastik dhe të më evidentojë mua, unë jam njeriu më i thjeshtë dhe unë atje kam dalë atë ditë me flokë pa krehur sepse kam një familje që e mbaj nga mëngjesi deri në darkë dhe e kam zgjedhur vetë karrierën time.

Ronaldo: Pse të dogjën kaq shumë ty operacionet plastike dhe del nëpër Story dhe thua unë përdor vetëm vitamina. Kur ti je bërë si Donatella Versace shpirt.

Jonida: Mjaft me ofendime.

Ronaldo: Nuk është ofendim, Donatella Versace.

Jonida: Ofendim është, të lutem mjaft me ofendime.

Paloma: Ronaldo Sharka harroi që unë në asnjë moment të tij nuk e kam prekur profesionalisht thjesht është një kompeticion kërcimi që mua Ronaldo nuk më duket personi i duhur për të kërcyer. Nga ai mllefi jot i operacioneve të mija plastike dhe aq më tepër të më gjykosh ti punën time ku më ka duartrokitur një Shqipëri e tërë sepse kam luftuar që fëmijë dhe më ka zgjedhur tjetër kush që të jem në atë pozicion dhe dua unë të jem në këtë pozicion që jam tani.Jonida: Paloma nuk ishte qëllimi i ndezjes së debateve.

Ronaldo: Lëri ironitë se edhe unë di të them më mirë të bësh këtë sesa të dalësh dhe të demaskosh burrin tënd në BBV.

Paloma: Kur të kalosh jetën time ti dhe përvojën time ti si nënë dhe si grua që sa kam investuar unë për ta mbajtur fort atë familje atëherë do flasim…”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48825 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE