Fol

vovalbania October 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fol

Qëllimi kryesor i podcast-it “Fol” është jo vetëm informimi, edukimi dhe ndërgjegjësimi, por dhe një raportim më i thelluar mbi fenomene, të cilat në përditshmëri raportohen në mënyrë fragmentare. Duke parë që në radio nuk trajtohen tema të thelluara mbi drejtësinë, në fokus do të jenë qytetarët të cilët do të tregojnë përpjekjet e tyre para drejtësisë. Në podcast do të sillen histori shtetasish të cilëve jeta u mori drejtim tjetër mbas një aksidenti automobilistik, qyetetarë që ndër vite denoncuan dhe nuk u dorëzuan, histori penale të fëmijëve që përballë shifrave në rritje të përfshirjes në krim por edhe viktimizimit të tyre, do të rrëfejnë jo vetëm si u aplikua Kodi miqësor ndaj tyre, por edhe problemet sociale që i shtynë ata të përfshihen në krim. Përballë çdo historie që ka marrë vendim të formës së prerë i cili do të sillet si ilustrim për fenomene të caktuara, do të kemi gjyqtarë, që flasin për temën e sjellë, të dhëna zyrtare dhe investigime që prekin çdo fenomen. Synojmë që përmes 12 temave të përzgjedhura që prekin çështjet më të rëndësishme në vend jo vetëm të investigojmë, por t’i flasim për herë të parë audiencës radiofonike.

Së shpejti…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64056 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE