Banorja e “Big Brother VIP 3” që po pëlqehet më shumë në Instagram…

vovalbania May 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Banorja e “Big Brother VIP 3” që po pëlqehet më shumë në Instagram…

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram?

Ai është një banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili këtë javë nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve, duke numëruar sërish 451 mijë. Roza Lati po ashtu nuk ka asnjë ndryshim nga java e kaluar duke patur sërish 830 mijë fansa në Instagramin e saj.

Kalojmë tek çifti i vetëm momentalisht brenda “BBV3”, Heidi dhe Romeo. Heidi ka pasur një rritje prej 2 mijë ndjekësish duke shkuar kështu në 139K dhe nga ana tjetër Romeo ka shtuar 1K në numrin e ndjekësve duke pasur tani 340 mijë. Sa i përket Meriton Mjekiqit, ai është rritur me plot 3 mijë ndjekës dhe tani numëron 330K.

Ndërkohë, një rritje prej 2 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 265 në 267 mijë. Sa i përket banores që ka fituar më shumë ndjekës këtë javë, është Françeska e cila ka shtuar plot 3.3K në Instagram. Nga ana tjetër Egla Ceno, njësoj si javën e kaluar rezulton me humbje. Aktorja këtë herë ka humbur 400 ndjekës dhe tashmë ka 72K në Instagram.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51250 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE