Kurti: Mbi gjakun e mijëra njerëzve, Serbia e përjetësoi në bronz Drazhën!

vovalbania October 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kurti: Mbi gjakun e mijëra njerëzve, Serbia e përjetësoi në bronz Drazhën!

Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd u përurua shtatorja e ish-liderit të lëvizjes çetnike gjatë Luftës së Dytë Botërore, Dragolub (Drazha) Mihailloviç, veprim që ka nxitur reagimin e kryeministrit të Kosovës. Përurimi u bë në oborrin e ish-shtëpisë së familjes së tij, që pritet të kthehet në muze. Në një reagim në rrjetet sociale, kryeministri Albin Kurti u shpreh se me këto veprime, Serbia e sotme jeton në të shkuarën sepse mendon që luftërat e saj nuk kanë përfunduar.

Pas billbordeve që mbartnin mesazhin “Beogradi guxon”, dje në rrugën “Bregalnicka 24” në kryeqytetin e Serbisë u përurua shtatorja e ish liderit të lëvizjes çetnike gjatë Luftës së Dytë Botërore, Dragolub (Drazha) Mihailloviq.

Kryeministri Kurti theksoi se shteti serb e përjetësoi në bronz sinonimin e vuajtjeve të shumta mbi kurrizin e shumë popujve dhe mbi gjakun e mijëra njerëzve.

Nisiatorë për ironi ishte një shoqatë që thirrej në aktivitete humane dhe ekologjike. Kundërshtimi që u bë nga organizata e aktivistë të ndryshëm, ishte i kotë. Rruga ku u bë përurimi quhej “Bregalnicka”, sipas betejës që Serbia ka zhvilluar gjatë Luftës së Dytë Ballkanike kundër Bullgarisë (1912-1913), në brigjet e lumit Bregallnica në Maqedoni të Veriut, përgjatë përpjekjeve të saj për zgjerim territorial. Ppra përjetësim i një lufte të zhvilluar në një vend tani anëtar i NATO-s (Maqedonia e Veriut), kundër një vendi që sot është anëtar i NATO-s e i BE-së (Bullgaria).

Muzetë i shërbejnë mbrojtjes së të kaluarës, por një gjë është strehimi i së kaluarës e tjetërgjë shfajësimi i së keqes. Aq më shumë kur përkujtimi i përmallshëm aludon te përsëritja e dëshiruar.

Gjykata e Lartë në Beograd, më 14 maj 2015, e pati rehabilituar me aktgjykim prej 39 faqesh kriminelin e Luftës së Dytë Botërore, Dragolub Mihailloviq – Drazhën.

Vitet e fundit kishim mohimin publik të masakrës së Reçakut nga Aleksandar Vulin më 10 dhjetor 2019 dhe nga Aleksandar Vuçiq më 5 dhjetor 2021.

Serbia e sotme jeton në të shkuarën sepse konsideron që luftërat e saj nuk kanë përfunduar: as luftërat ballkanike nga fillimshekulli i kaluar, as ajo botërore në mes të shekullit XX dhe as kjo e viteve 1998-1999 në Kosovë.

Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit me 24 shtator sivjet është veçse edhe një betejë e atyre luftërave të papërfunduara nga pikëpamja e Beogradit zyrtar.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49668 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE