“Mos u fry se s’të don kërkush”- Olta përballet live me situatën e pakëndshme në premierën e filmit në Kosovë

vovalbania October 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Mos u fry se s’të don kërkush”- Olta përballet live me situatën e pakëndshme në premierën e filmit në Kosovë

Mbrëmjen e djeshme ishte rradha e qytetit të Prishtinës për t’u mbajtur premiera e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.

Ashtu siç ndodhi edhe në Tiranë, aktorët e filmit e takuan publikun kosovar nga afër si dhe bënë foto me ta.

Mirëpo, Olta Gixhari është përballur me një situatë të pakëndshme teksa qëndronte para audiencës.

Ndërkohë që përshëndeste publikun, një prej tyre i është drejtuar aktores: “Valla Olta mos u fry se s’të don kërkush“.

Olta e mori situatën me sportivitet dhe vazhdoi ende të buzëqeshte.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/10/InShot_20231019_141640416.mp4

Kujtojmë se një situatë e ngjashme i ndodhi edhe në Instagram. Në fotot e shpërndara nga premiera, dikush i shkroi se të gjithë kishin ardhur për Luizin, ndërsa aktorja ia ktheu po me sportivitet duke i thënë: “Edhe sikur të jetë tamam kështu, prapë bukur ishte, jam kënaq nga të gjithë ju sonte“.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48831 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE