Parashikimi i motit, e enjte, 19 tetor 2023!

vovalbania October 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit, e enjte, 19 tetor 2023!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, si dhe me vranësira kalimtare në orët e pasdites e të mbrëmjes. Në zonën e veriperëndimit moti parashikohet me alternime vranësirash e kthjellimesh e gjithashtu me reshje shiu të herëpas’hershme, me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra dhe kryesisht në malësitë e kësaj zone ka reshje në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Nuk mungon mjegullina në orët e mëngjesit, në zonat luginore.

Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje-jugperëndim e me shpejtësi mesatare 3-12 m/s ndërsa në bregdet dhe në lugina, era bëhet tepër intensive e problematike dhe me shpejtësi 15-23 m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 4-7 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
9/23
Diell re shi

Kukës
8/15
Diell re

Lezhë
13/23
Diell re

Dibër
4/15
Diell re

Durrës
15/21
Diell re

Tiranë
13/22
Diell re

Elbasan
13/22
Diell re

Berat
12/23
Diell re

Vlorë
14/22
Diell re

Korçë
8/17
Diell re

Gjirokastër
14/24
Diell re

Sarandë
15/24
Diell re
 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE