Tha se është i fiksuar pas Luizit, Armaldo debaton ashpër me balerinën e tij: “Nëse ma përmend më atë…”

vovalbania October 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tha se është i fiksuar pas Luizit, Armaldo debaton ashpër me balerinën e tij: “Nëse ma përmend më atë…”

Disa prej “dramave” të “BBVIP” në mënyrë të pashmangshme janë bartur edhe në këtë sezon të dytë të “DWTS”, duke qenë se disa prej ish-banorëve janë tashmë konkurrentë në programin e kërcimit.

Së fundmi ka qenë Armaldo Kllogjeri që nuk i ka pritur mirë disa komente të bëra nga balerina e tij në skenë.

Para pak ditësh, balerina shoqëruese e Maestros, me batutë tha se ai “është i dashuruar me njeriun që e fitoi BBVIP, me Luizin”, me arsyetimin që vazhdon flet për të.

Këtë koment, artisti duket se nuk e ka pëlqyer aspak dhe ja ka bërë me dije, me tone të ashpra, gjatë provave të fundit.

Në një moment teksa kërcenin, Armaldo dëgjohet teksa i thotë balerinës se nuk do më t’ja përmend Luizin, pasi u bë e disata herë, duke qenë se me atë person nuk flet dhe nuk do ta diskutojë më.

Armaldo shton se ajo e ka ditur shumë mirë që nuk i kishin marrëdhëniet e mira dhe sërish ka vazhduar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49717 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE