OBSH anulon misionin e ndihmës në Gaza: I bëjmë thirrje Izraelit…!

vovalbania January 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
OBSH anulon misionin e ndihmës në Gaza: I bëjmë thirrje Izraelit…!

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka anuluar një tjetër mision të planifikuar për të dërguar ndihmë mjekësore në Gaza, për shkak të shqetësimeve ndaj sigurisë.

Misioni i anuluar më 10 janar është i gjashti që është anuluar në dy javë.

Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se misioni i anuluar ishte paraparë të ndodhte në veri të Gazës dhe agjencia e Kombeve të Bashkuara kishte kërkuar të vizituar këtë pjesë, por kërkesa i ishte refuzuar për arsye sigurie.

 “Bombardimet intensive, kufizimet e lëvizjes, mungesa e furnizimeve dhe ndërprerja e komunikimeve e kanë bërë të pamundur për OBSH-në dhe partnerët tanë që të arrijmë synimet tona. Ne i bëjmë thirrje Izraelit të miratojë kërkesat e OBSH-së dhe partnerëve të tjerë me qëllim që të dërgohet ndihma humanitare”, tha ai gjatë një konference virutale për media nga Gjeneva.

“Pjesa më e madhe e Rripit të Gazës sot nuk kontrollohet më nga Hamasi, qoftë politikisht apo ushtarakisht. Ne duhet të ecim përpara. Nëse ndalemi tani, Hamasi do të rimarrë kontrollin”.

Kështu deklaron Benny Gantz, ish-shefi i shtabit të Izraelit, i cili tani është pjesë e kabinetit të luftës të Izraelit.

Për Gantz “gjëja më urgjente është kthimi i pengjeve. Kjo ka përparësi ndaj çdo vendimi në luftime”.

Sa i përket qeverisë libaneze, Gantz theksoi se Bejruti “duhet të vendosë nëse është ‘mbrojtësi i Libanit’ ose nëse qytetarët e tij janë ‘mburoja njerëzore e Iranit’.

Nëse Libani vazhdon të shërbejë si një postë terroriste iraniane, ne do të veprojmë në Libanin jugor siç bëjmë ne në Gazën veriore. Ky nuk është një kërcënim për Libanin, është një premtim për banorët e veriut të Izraelit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE