Akuzat për shpërdorim detyre, “Arrest në burg” për punonjësin e IKMT-s në Vlorë

vovalbania October 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Akuzat për shpërdorim detyre, “Arrest në burg” për punonjësin e IKMT-s në Vlorë

Gjykata e Sarandës ka ekzekutuar masën e arrestit me burg për punonjësin e IKMT-së, Martin Arapi, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke dhënë leje për ndërtime në mënyrë të jashtëligjshme.

32-vjeçari dyshohet se ka dhënë leje për ndërtim në territorin e Bashkisë së Sarandës, kryesisht në zonën e Ksamilit.

Në kuadër të operacionit policor “Mjegulla”, pas procedimit penal të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, u finalizua vendimi “Arrest në burg”.

Ky vendim u dha sot nga Gjykata e Sarandës, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Martin Arapi akuzohet se së bashku me Romina Pulaj dhe inspektorin tjetër Nertion Jano, kanë lejuar ndërtimin pa lejë të pallati në qytetin e Sarandës.

Prej muajit Shkurt 2022, Arapi ishte shpallur në kërkim, duke u fshehur mes Tiranës dhe Vlorës, ndërsa gjatë kësaj kohe policia nuk mundi ta arrestonte.

Por pas 15 muaj në arrati, ish-zyrtari i bashkisë së Sarandës, vendosi të dorëzohet me synimin e lirimit të tij nga gjykata.

Këtë formulë juridike ndoqi  dhe 26-vjeçari Nertion Jano, inspektori tjetër i IMT-së Sarandë, i cili ishte shpallur në kërkim për “Shpërdorim detyre”. Jano u dorëzua në muajin Prill 2023 në ambientet komisariatit të Sarandës.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49735 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE