Olta e uroi për shtatzëninë, habit veprimi i Kiarës

vovalbania December 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk besonte tek dashuria e tyre, Olta tregon mesazhin privat që i dërgoi Kiarës për shtatëzaninë

Për shkak të përplasjeve të shumta gjatë “Big Brother VIP” si dhe mosbesimit për vërtetësinë e çiftit, ndjekësit ishin kuriozë nëse Olta Gixhari e kishte uruar Luizin dhe Kiarën për pritjen e ëmbël.

Me anë të një pyetësori në rrjetet sociale, aktorja tregoi se e ka uruar Kiarën, madje me anë të një mesazhi privat në Instagram.

“E urove Kiarën për shtatzëninë, meqë nuk besoje tek dashuria e tyre?”-ka qenë pyetja e ndjekësit, të cilës Olta i është përgjigjur shkurt dhe qartë: “E kam uruar në privat’.

“Urime Kiara në rrugëtimin më të bukur në botë. Zoti ju bekoi, ashtu qofshi gjithmonë“- ishte mesazhi i saj.

Ajo që bie në sy në fakt në gjithë këtë është fakti që Kiara as nuk ia ka hapur mesazhin Oltës.

Ndonëse Olta paska vendosur t’i lërë pas mëritë e vjetra për një rast të tillë, moderatorja si duket nuk është në të njëjtin mendim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51250 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE