Biden: Mbështetja për Izraelin dhe Ukrainën, jetike për sigurinë amerikane!

vovalbania October 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Biden: Mbështetja për Izraelin dhe Ukrainën, jetike për sigurinë amerikane!

Trupave të mbledhur në kufirin me Gazën, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, u tha se së shpejti do ta shohin “nga brenda” enklavën palestineze, duke sugjeruar një pushtim të pritshëm tokësor, me qëllim eleminimin e Hamasit. Izraeli ndërmori sulme ajrore ndaj Gazës ndërsa vazhdon aksionin për asgjesimin e Hamasit që vrau mbi 1 mijë e 400 izraelitë.

Në veri të Gazës, pamjet e transmetuara nga agjencia e lajmeve Reuters nga kampi i refugjatëve Jabaliya, tregojnë banorët duke gërmuar me duar brenda një ndërtese të shkatërruar për të nxjerrë dy fëmijë nën rrënoja. Nuk pritet futja e trupave gjatë vizitave të udhëheqësve të huaj. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu publikoi një video të tij me trupat pranë kufirit duke premtuar fitore.

100 deri në 300 persona humbën jetën në sulmin ndaj spitalit të Gazës më 17 tetor, për të cilin Izraeli akuzon Xhihadin Islamik palestinez se e goditi me një raketë që kishte tjetër objektiv. Shifrat jepen në një raport të Inteligjencës amerikane dërguar Kongresit. Zyrtarët ende po shqyrtojnë provat dhe vlerësimi i tyre mund të ndryshojë.

Udhëheqja amerikane “mban botën së bashku”, tha presidenti Joe Biden gjatë një fjalimi duke theksuar se duhet të thellohet mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën e Izraelin, në kohën kur këto dy vende po përballen me luftëra të përgjakshme. Ndonëse pranoi se janë larg, vuri në dukje se mbeten “jetike për sigurinë kombëtare të Amerikës”. Kjo në kohën kur shefi i Shtëpisë së Bardhë është përgatitur t’i kërkojë Kongresit Amerikan miliarda dollarë për mbështetje ushtarake për Ukrainën e Izraelin.

Në fjalimin nga Zyra Ovale, Biden theksoi: “Historia na ka mësuar se kur terroristët nuk e paguajnë çmimin për terrorin e tyre e kur diktatorët nuk e paguajnë çmimin për agresionin, ata shkaktojnë më shumë kaos, vdekje dhe shkatërrim. Presidenti shtoi se në këtë rast, “ata nuk ndalen dhe çmimi i kërcënimit për Amerikën e botën vazhdon të rritet”. Biden do të dërgojë një kërkesë urgjente për financim në Kongres për të dy aleatët e SHBA-ve të përfshirë në luftëra.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48795 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE