Guterres: Asnjë zgjidhje pa krijimin e shtetit palestinez!

vovalbania October 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Guterres: Asnjë zgjidhje pa krijimin e shtetit palestinez!

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, OKB Antonio Guterres tha se asnjë zgjidhje nuk është e mundur pa krijimin e një shteti të pavarur palestinez krah për krah me Izraelin, nën garanci reciproke të sigurisë, në përputhje me vendimet ndërkombëtare, si dhe marrëveshjet e arritura midis dy palëve. Guterres foli në një konferencë për shtyp në Kajro të Egjiptit, me ministrin e Jashtëm egjiptian, Sameh Shoukry.

Pasi falënderoi kryediplomatin Shoukry për pritjen e ngrohtë dhe punët e rëndësishme, shefi i OKB-së vuri në dukje se ndodhet në Lindjen e Mesme për një mision humanitar në këtë krizë. Zyrtari i lartë u kujdes të theksonte se “kjo krizë u shkaktua nga sulmet e kryera nga Hamasi më 7 tetor”. Për grupin militant palestinez tha se plagosi dhe vrau shumë izraelitë e gjithashtu rrëmbeu civilë.

Duke thënë se kjo situatë çoi në rrethimin e plotë të Gazës nga Izraeli dhe bombardime brutale kundër civilëve, Guterres theksoi se shumica e atyre që kanë humbur jetën ishin gra dhe fëmijë.

Unë do të doja të ripohoja se ligji ndërkombëtar humanitar duhet të respektohet. Mbrojtja e civilëve është gjithashtu një detyrim. Çdo sulm ndaj një spitali, shkolle ose objekti të OKB-së është i ndaluar dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Duke bërë thirrje për një veprim urgjent humanitar, Guterres tha:

Përballë kësaj katastrofe humanitare, unë bëj thirrje për dy veprime urgjente humanitare, Hamasi të lirojë menjëherë dhe pa kushte pengjet e Izraeli të lejojë menjëherë ndihmën humanitare për të përmbushur nevojat më elementare të popullit të Gazës. Unë e them qartë se populli palestinez për 56 vjet pushtim ka ankesa legjitime e gjithashtu të thella.

Antonio Guterres shtoi se asnjë veprim nuk mund të justifikojë terrorizmin dhe theksoi se sulmet e Hamasit ndaj Izraelit nuk mund të justifikojnë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE