Ju njohim me Laurence Escalante, miliarderi që zotëron 120 makina super luksoze!

vovalbania December 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ju njohim me Laurence Escalante, miliarderi që zotëron 120 makina super luksoze!

Laurence Escalante posedon një koleksion me 120 makina, i cili vlerësohet më shumë se 100 milionë dollarë. Australiani në dy vitet e fundit ka zgjeruar koleksionin e superautomjeteve dhe hiperautomjeteve moderne të cilat i bleu nëpër botë. Ai është themeluesi dhe drejtori i ueb-faqes së internetit Virtual Gaming Worlds, e cila ofron një gamë videolojërash në stilin e kazinove. Pasuria iu rrit shpejt gjatë pandemisë së koronavirusit. Laurence jeton në Perth dhe në dy vitet e fundit ka “ndërtuar” perandorinë e tij.

Në një video të publikuar në YouTube, një mik i Escalante ka zbuluar se vitin e kaluar në këtë kohë ai kishte 49 makina, tani ka rreth 120. Miliarderi po pret të marrë edhe 70 makina të tjera. Në kundërshtim me shumë koleksionues të tjerë, Escalante nuk lejon që makinat të qëndrojnë në depo, por i jep me qira.

Në kohën e lirë, miliarderi përdor për garat Lamborghini Essenza SCV12 dhe Ferrari FXX K Evo. Në depo ka edhe Lamborghini Countach LPI 800-4, Bugatti Chiron Super Sport, McLaren P1, Ferrari Daytona SP3 dhe Bugatti Bolide, i cili do të regjistrohet për përdorim në rrugë, edhe pse kompania franceze e prodhon vetëm për pistë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49393 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE