Ish-e fejuara e futbollistit të njohur shqiptar rrëfen si mikesha e ngushtë i mori partnerin!

vovalbania October 20, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Ish-e fejuara e futbollistit të njohur shqiptar rrëfen si mikesha e ngushtë i mori partnerin!

Historia e dashurisë së Mërgim Berishës, futbollistit me origjinë shqiptare që luan për Hoffenheim dhe Vesa Vllasaliut, ka qenë në qendër të vëmendjes më parë, për shkak të ndarjes së bujshme pas 3 vitesh lidhje, ndërsa ish-cifti i dha fund gjithckaje në prag të martesës.

Së fundmi, historia është kthyer sërish në vëmendje, këtë herë nga një intervistë e Vesës, e cila ka rrëfyer më shumë detaje nga ndarja, për më tepër edhe faktin që ishte mikesha e saj e ngushtë që ja mori partnerin dhe u martua me të.

Në rrëfimin e bërë disa kohë më parë, Vlasalliu tha se Berisha bënte një jetë të “shfrenuar” dhe ajo e priste në shtëpi deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa tregon edhe momentin kur zbuloi se kishte një lidhje të re:

“Tri vite lidhje, rreth dy vite fejesë, kemi jetuar bashkë për një vjet e gjysmë dhe më nxori nga shtëpia dy muaj para dasmës, sepse faktet ishin shumë të rënda për të. 3 javë pasi marrëdhënia e jonë mori fund, njerëzit e panë me një person të ri dhe tash ai e ka shfaqur këtë hapur në rrjetet sociale. Të lutem, më lër të qetë.”

Ndërkohë, në një intervistë të ditëve të fundit, pas martesës së Berishës me Edona Rudakun në majin e kaluar, Vesa thotë:

“Zemrën e kam shumë të thyer, por vuajta kalon. U tradhtova nga ish i fejuari im, me shoqen e ngushtë. Shokët mi hapën sytë. Një miku im i ngushtë, prej fillimit më tha “Vesë jo”, unë në kokën time, mendoja se ajo ma do të mirën. Por nuk ishte e vërtetë, ajo ka dashur të kishte jetën time, si private, në publik, në lidhje, marrëdhënien me familjen time. Fillimisht mendova se bërë ishte shumë keq që u ndamë, fillimi është shumë keq për çdo njeri. Por tani kam kuptuar se kush më do dhe më vlerëson. E kisha falur atë për të mirën time, por s’do e kisha harruar kurrë.

I shkruajta asaj “çfarë njeriu je ti që do të dalësh me të fejuarin tim”, më tha që “kam dalë për ty, kam pasur edhe një shoqe”, ishte gënjeshtër normal. Ishte shqiptare nga Gjilani. Unë i besova dhe i kam shkruajtur babait të saj “i thashë vajza jote më ka marrë burrin”. Por si naive, kur më tha që nuk është ajo, i shkruajta sërish babait të saj “më fal se nuk qenka e vërtetë”

“Dy javë pasi ne u ndamë, dolën publikisht. Jo në social media, por jashtë, dorë për dore. Kam ardhur në Kosovë, në korrik më duket edhe shoqja “hajde shohim instagramin e tij”, pamë një zemër, pikërisht atë ditë kur e kemi pasur dasmën. Mendova se akoma më do. Mbas një muaji publikoi një Story me atë vajzën, njoha veshjen dhe duart, edhe unazën. Jo, ajo s’është më e mirë se unë. Ata janë martuar, kanë 1 vit. Plagët që kam mi mbushin njerëz të tjerë”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE