Nëse transformimi i Ylli Limanit për 6 muaj nuk ju motivon për të nisur palestrën, asgjë nuk do ta bëjë!

vovalbania October 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nëse transformimi i Ylli Limanit për 6 muaj nuk ju motivon për të nisur palestrën, asgjë nuk do ta bëjë!

Nga “Nuk shkoj se është shumë vapë” në “Sikur filloi të freskohet, plus shumë punë”, këto janë justifikimet që të gjithë keni (kemi) për të mos nisur palestrën, megjithatë mendojmë se kemi gjetur një mënyrë për t’jua ndryshuar mendjen dhe po flasim për një postim të Ylli Limanit.

Po, po të Yllit që këndon për dashurinë e pamundur e që na bënë të qajmë, por që së fundmi po na bën të qajmë me fizikun e tij, ndërsa sot kemi pasur mundësinë të shohim transformimin e artistit në 6 muajt e fundit.

Kështu, këngëtari ka postuar një foto në Instagram, postim që origjinalisht e ka hedhur instruktori i tij, teksa shihet ndryshimi në fizikun e Yllit, që tashmë ka muskuj, madje edhe “breshkat” e famshme në bark, ndërsa sigurisht që duket edhe më tërheqës për gjithë fanset e tij.

Nëse transformimi i Ylli Limanit për 6 muaj nuk ju motivon për

Mendojmë se e kemi gjetur “sekretin” për t’ju shtyrë drejt palestrës, cunat patjetër që të arrijnë super rezultate si Ylli dhe gocat që të ndajnë progresin e bërë me të dhe të diskutojnë në lidhje me ushtrimet dhe ushqimet e shëndetshme. Bravo Ylli! /

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49837 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE