Izrael, rritet numri i civilëve që kërkojnë licenca për armë zjarri!

vovalbania October 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Izrael, rritet numri i civilëve që kërkojnë licenca për armë zjarri!

Ministria izraelite e Sigurisë Kombëtare ka regjistruar një rritje të numrit të civilëve në vend që aplikojnë për të marrë një licencë private për armë zjarri.

“Një rritje prej qindra për qind në kërkesat për të mbajtur armë zjarri private: që nga fillimi i armiqësive, rreth 100,000 civilë kanë kërkuar të marrin një licencë”- thuhet në deklaratë për shtyp të ministrisë.

Ministria e sheh këtë numër kërkesash mesatarisht në rritje në harkun kohor të dy viteve, tha David Weizman, kreu i Divizionit të Inspektimit dhe Zbatimit të Armëve të Zjarrit në Ministrinë e Sigurisë Kombëtare.

 “Me shpërthimin e konfliktit u rrit ndjeshëm hapësira e aktivitetit për dhënien e licencave të armëve”.

Rreth 100 mijë civilë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në veri dhe jug të Izraelit. Kjo është bërë e ditur nga Ministria izraelite e Mbrojtjes, cituar CNN.

Evakuimi i qytetit Kiryat Shmona, i cili nuk është i detyrueshëm, nuk përfshihet në këtë numër, por do të rriste numrin e përgjithshëm të evakuimeve në rreth 123 mijë civilë, tha ministria.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49479 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE