Evropiani i xhudos, për herë të parë në Kosovë!

vovalbania October 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Evropiani i xhudos, për herë të parë në Kosovë!

Për herë të parë në Kosovë do të organizohet Kampionati Evropian i Xhudos.

16 dhjetori do të jetë data kur Kampionati Evropian i Xhudos “Prishtina 2023” do të fillojë garat, raporton KosovaPress.

Kjo konsiderohet si ngjarja më e madhe sportive në vend, ku afro 50 shtete do të jenë pjesëmarrëse, me mbi 100 xhudistë/e elitarë/e.

Xhudistët do të garojnë për çmimin e madh prej 300 mijë eurove në të gjitha kategoritë.

Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos “Prishtina 2023” organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, në mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Federatës Evropiane të Xhudos.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE