Nokia pritet të shkurtojë rreth 14 mijë vende pune!

vovalbania October 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nokia pritet të shkurtojë rreth 14 mijë vende pune!

Gjiganti finlandez i telekomunikimeve, Nokia, do të shkurtojë mes 9.000 deri në 14.000 vende të punës deri në fund të vitit 2026, për të ulur shpenzimet. Njoftimi është bërë pasi kompania ka regjistruar 20% rënie në shitje në periudhën korrik-shtator. Kompania ia ka atribuuar uljen, zvogëlimit të kërkesës për pajisje të gjeneratës së pestë të komunikimeve (5G) në tregjet e Amerikës Veriore.

Aktualisht kompania ka 86.000 punëtorë në gjithë botën, por e ka shkurtuar numrin e stafit që prej vitit 2015. Nokia ka thënë se dëshiron të ulë shpenzimet mes 800 milionë euro deri në 1.2 miliard euro deri më 2026. Megjithatë, nuk ka treguar se cilët sektorë do të preken më shumë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49822 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE