Reagon Oborri Mbretëror: Policia ka bërë publike videot dhe deklaratat!

vovalbania March 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reagon Oborri Mbretëror: Policia ka bërë publike videot dhe deklaratat!

Oborri Mbretëror Shqiptar ka dalë me deklaratë zyrtare pas publikimit të videos së sherrit mes Princ Lekës dhe ish-bashkëshortes së tij Elja Zaharia.

Oborri Mbretëror Shqiptar shpreh zhgënjimin për publikimin e videos që është filmuar nga Princ Leka, duke thënë se ato pamje janë dorëzuar në Polici nga vetë Princi.

Rrjedhja e tyre në media, sipas Oborrit Mbretëror Shqiptar, ka dalë prej institucioneve ligjzbatuese, e në rastin konkret policisë ku u dorëzuan pamjet, pasi Princ Leka, thuhet në deklaratë, nuk i ka bërë publike.

Oborri Mbretëror Shqiptar kërkon nga policia dhe institucionet e tjera që të ndërhyjnë për të fshirë videon e sherrit nga rrjetet sociale dhe nga mediat.

Përplasja fizike mes Princ Lekës dhe ish-bashkëshortes së tij Elja Zaharia dhe babait të saj ndodhi ditën e martë, teksa çifti janë në proces divorci.

Pas këtij episodi, të dy denoncuan njëri-tjetrin në polici për dhunë në familje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50499 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE