Përplasen 3 automjete në aksin Elbasan-Cërrik, lëndohen dy persona

vovalbania October 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përplasen 3 automjete në aksin Elbasan-Cërrik, lëndohen dy persona

Një aksident i trefishtë është regjistruar mesditën e kësaj të premteje në aksin rrugor Fier-Cërrik.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Shënkolli’ ku 3 automjete janë përplasur me njëri-tjetrin ndërsa 2 prej shoferëve janë plagosur, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Gjendja e tyre është stabël dhe jashtë rrezikut për jetën ndërsa drejtuesi i tretë është shoqëruar në polici.

Në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në lagjen “Shënkoll”, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete, me drejtues shtetasit Q. B., 60 vjeç, M. Q., 28 vjeç dhe J. S., 34 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit M. Q. dhe J. S., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi Q. B. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor vijojnë punën, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50315 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE