Qindra protestues në Nju Jork kërkojnë lirimin e pengjeve nga Hamasi!

vovalbania October 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Qindra protestues në Nju Jork kërkojnë lirimin e pengjeve nga Hamasi!

Qindra protestues u mblodhën në sheshin “Times Square” të Nju Jorkut për të kërkuar lirimin e pengjeve nga Hamasi, ndërsa presidenti amerikan Joe Biden, përballet me trysninë në rritje për të përdorur çdo mjet diplomatik për të siguruar lirimin e pengjeve amerikane.

Në ekranet gjigante u shfaqën fotot e atyre që besohet se po mbahen peng nga Hamas, përfshirë foshnjat dhe të moshuarit, ndërsa protestuesit brohorisnin për lirimin. Mes folësve në tubim ishin edhe Ronan e Orna Neutra, djali 22-vjeçar i të cilëve, Omeri, mendohet se është marrë peng. Të birin e përshkruan si një lider të lindur e atlet pasionant që drejtonte ekipet e basketbollit, volejbollit e të futbollit në shkollën ku mësonte.

Nip i të mbijetuarve të Holokaustit, Omer Neutra shtyu planet për shkollën e lartë për të shkuar në Izrael, ku u bashkua me Forcat e Mbrojtjes. Natën përpara sulmeve, i riu foli në telefon me prindërit, të cilëve iu tha se mezi priste një fundjavë të qetë pas një muaji patrullimi në kufi, siç tregoi babai i tij.

Jemi zemërthyer dhe të shqetësuar. Por, jemi të përqendruar dhe të vendosur të bëjmë gjithçka që kemi në dorë që Omeri të kthehet në shtëpi.

Zyrtarët amerikanë thanë se Hamas po mban peng rreth 200 persona pas sulmit të befasishëm të grupit palestinez më 7 tetor në Izrael, kur militantët vranë mbi 1 mijë e 400 izraelitë.

Ndërsa nuk ka asnjë listë zyrtare të amerikanëve të rrëmbyer, republikani kryesor në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Jim Risch, u tha gazetarëve se 10 nga pengjet ishin amerikanë.

Përparësia jonë kryesore është kthimi i tyre në shtëpi.

Protesta në Nju Jork u organizua nga Këshilli Izraelito-Amerikan, një organizatë jofitimprurëse e cila përfaqëson izraelito-amerikanët në SHBA. Folësit në protestë, përfshirë senatorin Chuck Schumer, udhëheqësi i parë në histori i shumicës në Senat me prejardhje izraelite, u zotuan të qëndrojnë me Izraelin dhe të luftojnë kundër Hamasit.

Amerikanët anembanë SHBA-ve po protestojnë pothuajse çdo ditë në mbështetje të Izraelit ose popullit palestinez, ndërsa shfaqen hapur dallimet për konfliktin prej disa dekadash në Lindjen e Mesme.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51348 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE