Zbehet ‘magjia’ e Victoria’s Secret, perandoria e të brendshmeve pëson rënie në shitje!

vovalbania October 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbehet ‘magjia’ e Victoria’s Secret, perandoria e të brendshmeve pëson rënie në shitje!

Victoria’s Secret ka parë rënie të shitjeve pasi kaloi në modele më të ndryshme, duke zëvendësuar “engjëjt” e saj të famshëm me figura të tilla si futbollistja Megan Rapinoe dhe modelja transgjinore Valentina Sampaio. Ndërsa ky ndryshim mori vlerësime pozitive në internet, kjo nuk çoi në një rritje të shitjeve. Për pasojë, kompania po mendon të rikthehet tek paraqitjet seksi për të cilat është bërë e njohur në fillimet e saj.

Sa i përket performancës financiare, të ardhurat për vitin 2023 parashikohen të arrijnë në 6.2 miliardë dollarë, që përfaqëson një rënie prej 5% nga viti i kaluar dhe madje edhe më të ulët se 7.5 miliardë dollarët të arritur në 2020. Victoria’s Secret, e njohur për shfaqjet e saj spektakolare u përball me kritika nga aktivistët sipas së cilëve nuk përcillte atë larmishmërinë e trupave që ka në botë. Pavarësisht sfidave të saj, marka lançoi “Victoria’s Secret: The Tour ’23” këtë vit në një përpjekje për të ringjallur markën.

Rikujtojmë, se supermodelet e njohura, Naomi Campbell, Gisele Bundchen dhe Adriana Lima, u bënë fytyrat e fushatës së re të “Victoria’s Secret”. Marka e njohur e modës vendosi të rikthejë disa nga modelet e saj më të famshme për koleksionin e ri, “The Icon by Victoria’s Secret”, ku përfshihej bashkëpunimi me tri supermodelet e njohura. Gjithashtu, në fushatën e re merr pjesë edhe Candice Swanepoel.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49479 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE