Merrte ryshfet për të lëshuar raporte mjekësore fiktive për studentët, arrestohet mjeku i Akademisë së Sigurisë!

vovalbania December 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Merrte ryshfet për të lëshuar raporte mjekësore fiktive për studentët, arrestohet mjeku i Akademisë së Sigurisë!

Një mjek i Akademisë së Sigurisë së Tiranës i identifikuar si A.Xh, është arrestuar sot pasi akuzohet për korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike si dhe falsifikim të dokumenteve shëndetësore.

Arrestimi i tij u konkludua pas një hetimi me metoda speciale disa mujor të Drejtorisë së Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku u dokumentua veprimtaria e kundraligjshme e mjekut A. Xh., i cili duke keqpërdorur atributet që i jepte detyra, kundrejt përfitimeve të paligjshme, lëshonte raporte mjeksore fiktive për kursantët dhe studentët e Akademise së Sigurisë, informoi sot prokuroria e Tiranës.
Sipas njoftimit, bëhet me dije se mjeku A.Xh merrte ryshfet 1 mijë deri në 2 mijë lekë për të lëshuar raporte mjekësore fiktive për kursantët dhe studentët e Akademisë së Sigurisë. Janë dokumentuar deri në 45 raste të tilla kur mjetku ka përfituar ryshfet.

Të dhënat e hetimeve paraprake, u vlerësuan veçanërisht për shkak të rrethanave të faktit, pasojës  dhe rrezikshmërisë së veprës penale, ku kursantët që synohet të dalin në terren dhe të sigurojnë zbatimin e ligjit, edukohen në të kundërt që në embrionin e tyre profesional.

Akademia e Sigurisë është vendi ku përgatiten oficerët e rinj të Policisë së Shtetit, të cilët në një të ardhme të afërt do të përballen me forma të ndryshme të krimit dhe do të jenë garantuesit e zbatimin e ligjit”- theksohet në njoftim.

Më 13 dhjetor Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për mjekun e akademisë së sigurisë dhe vendimi u ekzekuta nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore më 14 dhjetor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE