Brenda stacionit më të ri të policisë në Britani, besohet të jetë më i vogli në këtë shtet!

vovalbania October 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Brenda stacionit më të ri të policisë në Britani, besohet të jetë më i vogli në këtë shtet!

Një stacion i ri i policisë është hapur në Sussex të Britanisë së Madhe, që mund të jetë më i vogli në këtë shtet evropian me përmasa 2 metra e gjysmë me dy metra. Ky stacion u hap në qytezën Crawley, si një urgjencë pas disa therjeve me thikë që ndodhën në këtë rajon. Stacioni ka vetëm një hapësirë të vogël sa për disa karrige, nuk ka qeli burgu për të mbajtur të arrestuarit, por do të shërbejë për banorët e atjeshëm që kanë denoncime të ndryshme.

Policia në Sussex siguroi paratë për stacionin e ri nga fondi i qeverisë dhe u hap si urgjencë si pasojë e rritjes së krimit në këtë rajon. Ky stacion gjendet në qendër të qytetit, nga ku pothuajse çdo qytetar mund të adresojë shqetësimet e veta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE