Vjen më në fund deklarata emocionuese e yjeve të “Friends” në lidhje me vdekjen tragjike të mikut të tyre Matthew Perry!

vovalbania October 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vjen më në fund deklarata emocionuese e yjeve të “Friends” në lidhje me vdekjen tragjike të mikut të tyre Matthew Perry!

Pesë yjet, miqtë e të ndjerit Matthew Perry nga seriali “Friends”, kanë dhënë një deklaratë të përbashkët zyrtare në lidhje me vdekjen tragjike të aktorit në moshën 54-vjeçare. Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer nënshkruan të gjithë deklaratën, duke u thënë fansave se janë zemërthyer nga lajmi. Ata thanë për “People” se:

Ne jemi të gjithë shumë të shkatërruar nga humbja e Matthew. Ne ishim më shumë sesa thjesht shokë. Ne jemi një familje. Ka kaq shumë për të thënë, por tani do të marrim kohë për të mbajtur zi dhe për të përpunuar këtë humbje të pakuptueshme. Me kalimin e kohës do të themi më shumë, kur të kemi mundësi. Për momentin, mendimet dhe dashuria jonë janë me familjen e Matthew, miqtë e tij dhe të gjithë ata që e donin atë në mbarë botën.

Perry luajti si Chandler Bing në serialin “Friends”. Ky serial i cili ndoqi jetën e gjashtë miqve në të 20-at e tyre që jetonin në New York, ishte një hit i madh në të gjithë globin kur u transmetua midis 1994 dhe 2004. Rikujtojmë, se aktori u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Sipas mediave të huaja, aktori u gjet i pavetëdijshëm në vaskë në shtëpinë e tij. Roli i parë i Perry-t ishte një pjesë e vogël në dramën “240-Robert” në 1979. Prej aty erdhën pjesë të tjera në shfaqje duke përfshirë “Charles in Charge”, “Silver Spoons” dhe “The Tracey Ullman Show”. Ndërkaq, vetëm disa orë pas vdekjes së aktorit, bashkëprotagonistja e “Friends” Lisa Kudrow u ofrua për të adoptuar qenin e të ndjerit. Ajo tha se do të merrte pjesë në funeralin e tij dhe madje mund të adoptonte qenin e tij, i cili kishte qenë me të për tre vjet. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE