Detaje nga hetimet/ Çfarë gjeti policia në shtëpinë e yllit të “Friends”, Matthew Perry?

vovalbania October 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Detaje nga hetimet/ Çfarë gjeti policia në shtëpinë e yllit të “Friends”, Matthew Perry?

Medikamente të ndryshme me recetë u gjetën në shtëpinë e yllit të filmit “Friends”, Matthew Perry pas vdekjes së tij.

Sipas “The Sun”, aktori i njohur kishte anti-depresantë, ilaçe kundër ankthit dhe një ilaç për COPD në rezidencën e tij në Los Angelos.

COPD, ose sëmundja kronike obstruktive pulmonare, i referohet një grupi sëmundjesh të frymëmarrjes dhe rrjedhës së ajrit që përfshin emfizemë ose bronkit kronik. Perry kishte qenë prej kohësh duhanpirës.

Mjeku ligjor i Los Anxhelosit do të bëjë një provim toksikologjik për të përcaktuar nëse ka ndonjë ilaç në trupin e tij, por për përgjigjen mund të duhen muaj. Perry u gjet i vdekur në xhakuzin e tij të shtunën, ku besohet se është mbytur. Burime nga forcat e rendit bënë me dije se ata janë thirrur nga banorët për arrest kardiak.

The Sun zbuloi se përpara tragjedisë, Perry u kthye në shtëpi pas një loje dy-orëshe me top dhe dërgoi ndihmësin e tij për të kryer një punë pak më vonë. Pickleball është një lojë me raketa që luhet në një fushë sa e katërta e madhësisë së një fushë tenisi dhe me një rrjetë më të ulët. Loja është popullarizuar pasi një numër i madh i të famshmëve të Hollivudit filluan ta promovojnë atë gjatë karantinës së covid.

Asistenti i tij thuhet se është kthyer rreth 2 orë më vonë, ku zbuloi se Perry nuk reagonte ndaj kontaktoi shërbimet e urgjencës. Thuhet se thirrja në urgjencë u bë rreth orës 16:00 dhe hetuesit kaluan orë të tëra në shtëpi. Një fqinj, 17-vjeçar tha për gazetën se ai dhe vëllezërit dhe motrat e tij më të vegjël kishin mbetur të shokuar nga ajo që panë në oborrin e Matthew derisa mbërriti policia.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50996 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE