Jo vetëm ulliri por edhe gjethet e tij kanë veti kuruese!

vovalbania August 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jo vetëm ulliri por edhe gjethet e tij kanë veti kuruese!

Ulliri është një nga bimët që njihet për përfitimet e shumta në shëndetin e njeriut. Por nëse nuk e dinit, edhe gjethet e tij përmbajnë substanca të cilat kanë këto veti. Ato ndalojnë shumimin e viruseve në qelizat e shëndetshme të organizmit të njeriut, virusin e gripit, ftohjes, meningjitit, pneumonisë, madje edhe atë të HIV/AIDS.

1.Luftojnë ftohjet.

2.Luftojnë kandidën.

3.Përmirësojne infeksionet e veshit, dhëmbëve dhe ato urinare.

4.Luftojne mikrobet kërcënuese për shëndetin.

Por, si ta përgatisni çajin me gjethet e ullirit? Këpusni në orët e para të mëngjesit degët e freskëta të ullirit, i cili duhet të jetë i pa spërkatur. I thani në furrë për 3 orë në 60 gradë. Preferohet tharja në furrë sepse tharja natyrale merr shumë kohë dhe mund të oksidohen polifenolët e çmuara. Pasi është tharë, e thërrmoni dhe e vendosni për çdo kupë nga 2 lugë çaji gjethe. I hidhni ujë të valuar dhe e lini 5-10 minuta. Mund ta kombinoni me pak çaj mali për aromë. E konsumoni 3-4 herë në ditë me mjaltë dhe pak limon të shtrydhur.

Ndërkaq, është vërtetuar nga studime të ndryshme shkencore se vaji i ullirit ka përparësi ndaj llojeve të tjera të vajit. Vaji i përftuar nga ullinjtë përmban yndyra të pangopura dhe një lugë gjelle na ofron rreth 120 kalori, 15 gramë yndyrë dhe niveli i kolesterolit është thuajse zero. Mendoni për vajin e ullirit si të ishte lëng i freskët i shtrydhur. Pas njëfarë kohe, ai do të humbasë shijen e do të skadojë. Nëse mbahet në shishe plastike, jetëgjatësia e vajit shkon deri në 20 muaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65546 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE