Dhuna në Kuvend, grupi i PS-së kërkon masa disiplinore për 7 deputetë!

vovalbania October 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dhuna në Kuvend, grupi i PS-së kërkon masa disiplinore për 7 deputetë!

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, sot iu drejtua me një kërkesë kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, që të mbledhë Sekretariatin për Etikën, pas grushteve dhe episodeve të dhunës së djeshme në sallën e Parlamentit, gjatë seancës plenare të radhës. Në letrën e firmosur nga 13 emra, përfaqësues të maxhorancës, kërkohet marrja e masës disiplinore për kolegët opozitarë Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, Saimir Korreshi dhe Lefter Gështenja. Për secilin prej tyre, socialistët bëjnë një përshkrim të veprimeve përkatëse që çuan në kaos seancën:

Deputetët Flamur Noka, Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Albana Vokshi penguan zhvillimin normal të seancës plenare që në nisje të saj duke zaptuar foltoren, si dhe duke mos lejuar diskutantët e regjistruar të mbanin fjalën e tyre.

Deputeti Flamur Noka nuk lejoi asnjë deputet të regjistruar të mbante fjalën duke i’u afruar e penguar gjatë diskutimit. Gjithashtu deputeti Noka i hoqi kartën nga pajisja deputetit Ismet Beqiraj duke mos e lejuar që të përfundonte fjalën.

Deputeti Gazmend Bardhi përveç veprimeve të mësipërme tentoi të godiste Kryetaren e Kuvendit me shishen ujit e cila ishte në foltore. Gjithashtu deputeti Bardhi gjatë kohës që deputetja e Partisë Socialiste Klodiana Spahiu u ngrit për të mbajtur fjalën e saj, ai i hoqi kartën nga pajisja elektronike duke i hequr kështu të drejtën për të folur.

Deputeti Edi Paloka pengoi deputetët e Partisë Socialiste të mbanin fjalën e tyre, u bë pjesë e konfliktit mes deputetëve Nallbati dhe Sinaj duke debatuar, si dhe gjatë kohës që deputeti Bujar Çela po fliste i hoqi kartën nga pajisja elektronike duke i hequr të drejtën e fjalës.

Deputetja Albana Vokshi pengoi gjatë gjithë kohës zhvillimin normal të seancës plenare, si dhe gjatë kohës që deputeti Fadil Nasufi mori fjalën i hoqi kartën nga pajisja elektronike duke mos e lejuar të fliste.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE