I dërguari i OKB-së: Lufta Izrael-Hamas po përhapet në Siri!

vovalbania October 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I dërguari i OKB-së: Lufta Izrael-Hamas po përhapet në Siri!

“Lufta Izrael-Hamas po përhapet në Siri, nxitur nga paqëndrueshmëria në rritje, dhuna dhe mungesa e përparimit drejt një zgjidhjeje politike për konfliktin 12-vjeçar”. Kështu tha i dërguari i posaçëm për Sirinë në Kombet e Bashkuara, Geir Pedersen para Këshillit të Sigurimit.

Sipas tij, përveç dhunës nga konflikti në Siri, tani sirianët po përballen “me mundësinë e tmerrshme të një përshkallëzimi të mundshëm më të gjerë” pas sulmit të 7 tetorit të Hamasit ndaj Izraelit e veprimeve hakmarrëse izraelite që vazhdojnë.

Përhapja e luftës në Siri nuk është vetëm rrezik, por sapo ka filluar.

Pedersen përmendi sulmet ajrore që i janë atribuar Izraelit e që kanë goditur disa herë aeroportet në Alepo e Damask, si dhe sulmet hakmarrëse nga Shtetet e Bashkuara. Kjo pasi Uashingtoni tha se disa herë trupat e tij u sulmuan nga grupe që pretendoi se mbështeten nga Irani, përfshirë në territorin sirian.

Me rajonin që është i tensionuar dhe i rrezikshëm, po hidhet më shumë benzinë në zjarrin që veçse ka filluar të ndizet në Siri, shtet që ka përjetuar rritje të dhunës edhe para 7 tetorit.

Numri i sirianëve të vrarë, plagosur dhe zhvendosur është më i lartë që nga viti 2020. Janë rritur sulmet në zonat e kontrolluara nga qeveria.

Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield akuzoi “grupet terroriste”, disa prej të cilave mbështeten nga Siria dhe Irani.

Po kërcënojnë të zgjerojnë konfliktin në Gazë duke përdorur territorin e Sirisë për të planifikuar dhe kryer sulme kundër Izraelit. Siria po lejon Iranin dhe grupet terroriste që të përdorin aeroportet ndërkombëtare siriane për qëllime ushtarake.

SHBA-të i kanë paralajmëruar të gjithë aktorët që të mos tentojnë të shfrytëzojnë situatën në Gaza për të zgjeruar e thelluar konfliktin. Ne e kemi bërë të qartë se do të përgjigjemi ndaj sulmeve mbi personelin tonë dhe objektet në Siri.

Në Këshillin e Sigurimit, Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë, po ashtu bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar pasi tha se ky armëpushim “është shndërruar në çështje jetë a vdekje për miliona” persona.

Izraeli po vazhdon operacionet në Gaza me qëllim që të mposhtë Hamasin, pasi grupi militant palestinez kreu sulme në jug të Izraelit, duke vrarë mbi 1.400 persona, shumica civilë, si dhe rrëmbeu mbi 200 të tjerë. Si pasojë e sulmeve hakmarrëse izraelite, në Rripin e Gazës janë vrarë mbi 8 mijë persona.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48775 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE