Kukës, një 70-vjeçar procedohet për zjarrëvënie!

vovalbania October 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kukës, një 70-vjeçar procedohet për zjarrëvënie!

Policia e Shtetit vazhdon e vendosur kundër zjarrvënësve që bëhen shkak për zjarre masive që çojnë në dëme të konsiderueshme e krijojnë vështirësi në vënien nën kontroll të flakëve. Në shumë raste, terreni i thyer malor e bën edhe më të pamundur ndërhyrjen nga toka e zgjidhja duhet të vijë nga ajri përmes helikopterëve.

Policia e Kukësit njofton se ka procedur një 70-vjeçar, i cili akuzohet për zjarrëvënie. Sipas njoftimit zyrtar të uniformave blu në rajonin verilindor, i moshuari, banues në Novosej e kishte ndezur zjarrin për djegien e mbeturinave në tokën e tij, në vendin e quajtur “Lisi i Keritit”, por flakët u përhapën dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe toke me barishte. Për këtë arsye u vendos që 70-vjeçari të procedohet penalisht në gjendje të lirë.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrëvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët  për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M.N., 70 vjeç, banues në fshatin Novosej.

Ky shtetas iu ka vënë zjarrin disa mbeturinave, në tokën e tij, në vendin e quajtur “Lisi i Keritit”, në fshatin Novosej, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me barishte.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE