Kupa e Botës bën diferencën, Messi lë pas Haalandin dhe fiton Topin e Artë për herë të 8-të!

vovalbania October 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kupa e Botës bën diferencën, Messi lë pas Haalandin dhe fiton Topin e Artë për herë të 8-të!

Lionel Messi ishte fituesi i madh në Ceremoninë e 67-të të Topit të Artë, në Paris. Ylli argjentinas fitoi për herë të 8-të trofeun duke lënë pas Erling Haaland (vendi i dytë) dhe Kylian Mbappe, i treti. Triumfi në Botërorin e Katarit me Argjentinën ishte vendimtar ndërsa  udhëhoqi Albicelestet drejt titullit të tretë në histori. Messi thellon edhe më shumë diferencën me rivalin e madh Cristiano Ronaldo, i cili mbetet në kuotën e pesë trofeve.

“Pleshti” fitoi garën me konkurrentin e tij më të fortë, Erling Haaland. Norvegjezi ishte protagonisti kryesor në tre titujt e Manchester City-t sezonin e kaluar, Premier League, Champions League dhe FA Cup.

Megjithatë, golat dhe trofetë nuk mjaftuan për të mposhtur Messin që tashmë thekson gjithnjë e më shumë emrin e tij me gërma të artë në historinë e futbollit me tetë Topa të Artë.

Por, nuk mund të mungonte një trofe për Erling Haaland. Ylli i Manchester City-t është vlerësuar me çmimin “Gerd Muller” që i akordohet lojtarit me më shumë gola përgjatë një sezoni. Në sezonin e kaluar, norvegjezi ishte golashënuesi më i mirë në kampionatet kryesore të Europës duke realizuar 56 gola dhe duke udhëhequr City-n në tripletën e famshme të titujve.

Rivali më i madh i Haalandit ishte Kylian Mbappe, por francezi mbeti vetëm një gol më pas duke e mbyllur sezonin e kaluar me 55 realizime.

Emiliano Martinez, portieri kampion Bote me Argjentinën triumfoi në çmimin “Yashin”, si portieri më i mirë i vitit. Numri një i Aston Villa-s u shpreh shumë i lumtur pas çmimit dhe falenderoi të gjithë bashkëlojtarët e tij. Emiliano Martinez theksoi:

Një surprizë e madhe, këto janë ëndrrat që i kam ndjekur që në fëmijëri, sot bëhen realitet. Pa shokët e skuadrës te Aston Villa dhe te Argjentina, asgjë nga këto nuk do të ishte e mundur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49519 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE