Qeveria e Serbisë paraqet propozimin për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve

vovalbania October 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Qeveria e Serbisë paraqet propozimin për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve

Qeveria e Serbisë i ka dërguar një kërkesë presidentit, Aleksandar Vuçiç për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve për deputetë.

Në arsyetimin e qeverisë serbe thuhet se “mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare në rrethanat ekzistuese do të siguronte një shkallë më të lartë të demokracisë, duke reduktuar tensionet e krijuara midis opsioneve kundërshtare në shoqëri, duke refuzuar ekskluzivitetin dhe gjuhën e urrejtjes dhe duke afirmuar të drejtën për të shprehur lirisht mendime dhe pikëpamje për çështje të caktuara politike, ekonomike dhe të tjera, duke përfshirë edhe afirmimin e mëtejshëm të vlerave evropiane”, shkruan politika.rs. 

Në propozimin për shpërndarjen e parlamentit, ndër të tjera thuhet se kohët e fundit ka pasur kërkesa nga një pjesë e opinionit për shpalljen e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme për deputetë dhe se më 11 shtator, një pjesë e partive politike opozitare i paraqitën një kërkesë të tillë Presidentit të Republikës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49408 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE