Samsung do të nxjerrë në treg Galaxy Z Flip5 Retro me ekran të palosshëm!

vovalbania October 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Samsung do të nxjerrë në treg Galaxy Z Flip5 Retro me ekran të palosshëm!

Samsung ka histori të pasur kur bëhet fjalë për telefonat e palosshëm, e tani kompania jugkoreane ka nderuar një nga modelet e saj më me ndikim, Samsung E700, i cili u shfaq dy dekada më parë.

Fjala është për modelin e kufizuar Galaxy X Flip5 Retro, që e zbukurojnë ngjyra e kaltër dhe e hirtë, sikurse që e zbukuronin modelin E700, e aty janë edhe modifikime grafike të interfejsit me ekran Flex Windows, që zgjon një lloj nostalgjie.

Samsung e dërgon telefonin inteligjent në një kuti të bukur me logot e modeleve Z Flip5 dhe E700, si dhe kartat Flipsuit me “stickersa” të logove të mëparshme të Samsung. Pjesë e paketës është një kartë e Samsung E700 me një numër serial unik të gdhendur.

Galaxy Z Flip5 Retro do të jetë i disponueshëm në sasi të kufizuar në Korenë e Jugut nga 1 nëntori, si dhe në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Gjermani, Spanjë dhe Australi nga 2 nëntori. Klientët në këto tregje mund ta blejnë pajisjen përmes faqes zyrtare të internetit të Samsung.

Samsung mbajti pozitën e saj udhëheqëse sa i përket shitjeve gjatë tremujorit të tretë dhe mban 20% të shitjeve totale. Pas gjigantit të Koresë së Jugut është Apple, që mban 16% të tregut nga shitjet dhe e treta është Xiaomi me 12%. Rikujtojmë, se seria e re e telefonit iPhone 15 Pro duket se ka vështirësi shtesë me cilësinë e produktit.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48658 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE