Sot Dita Botërore e Qyteteve/Këtë vit i kushtohet financimit të një të ardhmeje të qëndrueshme urbane!

vovalbania October 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sot Dita Botërore e Qyteteve/Këtë vit i kushtohet financimit të një të ardhmeje të qëndrueshme urbane!

31 tetorin, Organizata e Kombeve të Bashkuara, OKB e njeh si Ditën Botërore të Qyteteve dhe tema e këtij viti është “Financimi i një të ardhmeje të qëndrueshme urbane për të gjithë”. Kjo ditë shërben si një mundësi për të promovuar interesin e komunitetit ndërkombëtar për urbanizimin global, për të nxitur bashkëpunimin midis vendeve në adresimin e sfidave të urbanizimit e për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm urban në mbarë botën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH i bashkohet OKB-së dhe partnerëve të saj në respektimin e kësaj dite çdo vit, duke njohur shëndetin e mirëqenien si pjesë integrale të urbanizimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës. Si prioritet në rritje për OBSH-në, shëndeti në zonat urbane kërkon një qasje ndërsektoriale për të trajtuar shqetësimet e trefishta kryesore të shëndetit publik në zonat urbane, si sëmundjet jo të transmetueshme, ato infektive, lëndimet dhe dhuna.

Planifikimi urban konsiderohet se është element thelbësor për t’u përgatitur në zgjerimin e rregullt të qyteteve, për të drejtuar investimet, për të përgatitur nënndarjet e terrenit e po ashtu për të instaluar një kornizë infrastrukture që përpara ndërtimit. Riparimi i zonave të ndërtuara joformalisht është kompleks dhe shumë më i shtrenjtë.

Kombet e Bashkuara thonë se përgjigjja ndaj rritjes së popullsisë urbane, “duket se rezulton ose në procesin e gjatë të ndërtimit të aftësive për të harmonizuar qëllimet e bashkëpunimin efektiv ose në një tendencë për të zhvilluar infrastrukturën, por pa marrë parasysh të parën”.

Megjithatë, zhvillimi i infrastrukturës nuk mund të vihet në pritje derisa të vendosen politika dhe institucione të përsosura. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres deklaroi:

Ndërsa shënojmë Ditën Botërore të Qyteteve, le të vendosim të punojmë së bashku për zonat urbane që nuk janë vetëm motorë të rritjes, por janë fener të qëndrueshmërisë, elasticitetit e prosperitetit për të gjithë.

Studiuesit konfirmojnë se pabarazitë në qytete janë rritur që nga viti 1980. Vihet re se qytetet më të mëdha në botë, po ashtu janë gjithnjë e më të pabarabartë dhe tema e këtij viti është përqafuar nga veprimi e zbatimi i Axhendës së Re Urbane. Temën e qyteteve gjithëpërfshirëse, kjo e fundit po e vendos si një nga shtyllat kryesore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50114 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE