‘Kosova është Serbi’/ Skandali në ndeshjen me Rumaninë, momenti kur mbrojtësi shqiptar bën simbolin e shqiponjës

vovalbania September 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Kosova është Serbi’/ Skandali në ndeshjen me Rumaninë, momenti kur mbrojtësi shqiptar bën simbolin e shqiponjës

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës mbrëmjen e djeshme është ndërprerë rreth minutës së 20-të. Tifozët vendas kanë shfaqur banderola diskriminuese dhe të propagandës serbe, ku shkruhej ‘Kosova është Serbi’ dhe kanë bërë thirrje në kor një gjë të tillë.

Kjo ka bërë që gjyqtari kryesor të ndërpresë duelin dhe t’i dërgojë futbollistët në dhomat e zhveshjes. Futbollistët “dardanë” nuk kanë pranuar të luajnë prej banderolave të tilla dhe i kanë bërë të qartë këtë gjë gjyqtarit kryesor.

Me largimin në ato momente nga fusha e lojës drejt korridorit për në dhomat e zhveshjes së stadiumit thirrjet e tifozëve rumun nuk u ndaluan për asnjë moment.

Në atë moment Mërgim Vojvoda iu përgjigj atyre duke bërë shqiponjën me duar.

Në fjalën e tij për emisionin “Dardanët” në SuperSport 3, mbrojtësi foli shkurt e pastër rreth asaj që ndodhi në Bukuresht,.

“Nuk e prisnim këtë gjë. Ne jemi krenarë që jemi shqiptarë, nuk e fshehim nga askush. Ne e dimë kush jemi, kemi vuajtur shumë gjatë për të mbajtur emrin shqiptar. Këto janë jashtë humanizmit, jo vetëm jashtë sportit. E përsëris: jemi krenarë që e mbajmë emrin shqiptar.”-tha ai.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/09/322299946_685876223418113_6934398966446795435_n.mp4
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE