Veliaj: Abone falas e gjysma e tarifës së konviktit me Kartën e Studentit

vovalbania October 31, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Veliaj: Abone falas e gjysma e tarifës së konviktit me Kartën e Studentit

Në Tiranë, studentët do të pajisen me një guidë, për të njohur më mirë kryeqytetin dhe për t’u integruar më lehtë në jetën e re studentore. “Guida Studentore 2023”, u prezantua në prani të kryebashkiakut Erion Veliaj. Kreu i bashkisë tha se “edhe këtë vit, Karta e Studentit do të zgjerojë gamën e shërbimeve, si dhe do të mbulojë gjysmën e shpenzimeve të akomodimit të tyre në konvikt”. Po ashtu abonentë falas, si për ata që studiojnë në universitetet publike, edhe për ata të rinj që zgjedhin institucionet private të arsimit të lartë.

Karta e Studentit ofron sot, edhe për studentët e universiteteve jopublike, rreth 1600 shërbime, të cilat duam që të vazhdojnë të shtohen. Çdo kursim që mund të bëjmë me kartën është ideale, por kursimi më i madh është fakti që aboneja e autobusit është falas për të gjithë studentët e qytetit të Tiranës, që pajisen me Kartën e Studentit dhe në këmbim marrin udhëtimin falas për të gjithë kohën që janë studentë. Kjo është diçka që do vazhdojmë ta ofrojmë edhe këtë vit. Po ashtu, do vazhdojmë të paguajmë 50% të kostos së konviktit që drejton Bashkia e Tiranës.

Veliaj tha se Tirana ka ndryshuar shumë në 8 vitet e fundit në mënyrën se si i trajton studentët që ndjekin universitetin në kryeqytet.

Tirana ka ndryshuar shumë si qytet. Në rrugët e saj sheh shumë turistë. Këtu jetojnë njerëz me 144 shtetësi të ndryshme. Por, një nga gjërat që nuk kishte ndryshuar ishte trajtimi i studentëve. Edhe gjatë fushatës që lamë pas kishim njerëz që thoshin ‘jo po unë nuk jam i ardhur, nuk jam jabanxhi, pyesni lali Erin se ai është’. Unë jam lindur dhe rritur në Tiranë, por nuk do ta kisha fare problem, që ashtu si prindërit e mi që lindën dhe u rritën në Berat e në Vlorë, të kisha lindur kudo tjetër, se kjo është një gjë që nuk e kam vendosur unë.

Ajo që unë kam vendosur është të bashkëpunoj, të promovoj të rinjtë që e nisin si studentë dhe jam krenar që jam pjesë e një familje politike, e cila një çuni dhe një goce nuk e pyet ‘nga je’, por e trajton me respektin dhe dinjitetin njerëzor, duke pranuar që fillimin ta kemi të gjithë njësoj. Pastaj, në finish, kush ecën më shpejt, kush është më i mirë, kush është më punëtori, bravo i qoftë! Sot ky takim është një start i barabartë për të gjithë çunat dhe gocat, që kanë ardhur nga të gjitha cepat e Shqipërisë për t’u ndjerë edhe njëherë pjesë e një familje të madhe.

“Guida Studentore 2023” synon të ofrojë informacione të rëndësishme, këshilla praktike dhe udhëzime për jetën studentore në Tiranë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE