Çfarë ndodhi mes Inës dhe Luizit në provat e DWTS? Këngëtari i bën thirrje publike Kiarës

vovalbania November 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë ndodhi mes Inës dhe Luizit në provat e DWTS? Këngëtari i bën thirrje publike Kiarës

Luiz Ejlli së fundmi i është bashkuar provave të një prej çifteve të “Dancing with the Stars”, Ina Kollçaku dhe partnerit të saj në kërcim, Eltioni.

E teksa ky i fundit po ia mësonte këngëtarit koreografinë, në një moment Luizi duhej të prekte të pasmet e Inës dhe ta ngrinte atë lart.

Mirëpo ai tha që për të bërë këtë veprim duhet ti merrte leje bashkëshortes së tij, Kiara Tito pasi edhe kur pranoi të luante në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, ish-banori nuk e kishte ditur që do kishte skena, ku ndër to ishin edhe puthjet me Olta Gixharin.

“Kiara kur është bërë filmi ‘Në Kuadër të Dashurisë’ e pranova pa lexuar skenarin dhe mbrapa thashë që skam ditur asgjë. E di se çfarë më pret në shtëpi kur të vi.”- tha Luizi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49123 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE