Ukraina vendos rregulla të reja për eksportet ushqimore!

vovalbania November 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ukraina vendos rregulla të reja për eksportet ushqimore!

Ukraina do të kërkojë regjistrim të detyrueshëm të kompanive të eksportit të ushqimeve me qëllim që të parandalojnë abuzimet, si edhe shmangien e taksave për eksportin e mallrave kryesore bujqësore. Kjo theksohet nga qeveria në një rezolutë të publikuar sot.

Ukraina është një prej prodhueseve dhe eksportueseve më të mëdha në botë të ushqimit, por zyrtarët vlerësojnë se një e treta e mallrave të destinuara për eksporte blihen me para’ në dorë, pa paguar taksat e nevojshme.

Një problem shtesë është fshehja ose vonesa e paligjshme në dërgimin e pagesave në monedha të huaja në llogaritë jashtë Ukrainës. Sipas procedurës së re, me eksport mund të merren vetëm kompanitë që janë të regjistruara në Regjistrin Shtetëror Agrar, paguajnë tatimin mbi vlerën e shtuar dhe nuk kanë borxhe tatimore.

Qëllimi i këtij projekti pilot është që të krijojë kushte për të parandaluar abuzimet dhe shkeljet e ligjit gjatë eksportit të mallrave.

Ukraina është një vend që ka shumë nevojë për para’, për të financuar luftën kundër Rusisë. Edhe më herët, Kievi tentoi të ashpërsonte kontrollet e eksportit të drithërave. Në muajin gusht, në rajonin jugor ukrainas të Odesës që ka porte në Detin e Zi e në lumin Danub, në fuqi hyri një mekanizëm për kontrollin e eksporteve të drithërave.

Mekanizmi lejon që anijet të ngarkohen me mallra vetëm pas analizave paraprake të ligjshmërisë së origjinës së drithërave. Sipas të dhënave të qeverisë ukrainase, në tetor eksportet e drithërave ishin 2.15 milion ton krahasuar me 4.22 milion në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Këtë vit, Ukraina ka eksportuar në total 8.9 milion ton drithëra, që është shumë më pak se vitin e kaluar, kur kishte eksportuar 12.9 milion. Shoqatat e fermerëve dhe të tregtarëve kanë thënë se bllokada e porteve ukrainase në Detin e Zi dhe sulmet ruse ndaj porteve në lumin Danub janë arsyet kryesore për rënien e eksporteve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49957 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE