Dhuna ndaj deputetit Vullnet Sinaj në Kuvend, PS kallëzon në SPAK, Bledjon Nallbatin!

vovalbania November 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dhuna ndaj deputetit Vullnet Sinaj në Kuvend, PS kallëzon në SPAK, Bledjon Nallbatin!

Dhuna në seancën plenare të 30 tetorit, maxhoranca kallëzon në SPAK deputetin demokrat Bledjon Nallbati, lidhur me rastin e përplasjes me kolegun socialist, Vullnet Sinaj. Partia Socialiste kërkon fillimin e ndjekjes penale ndaj Bledjon Nallbatit për shkak të konsumimit të elementëve të veprës penale të “Goditjes për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237, paragrafi 5 i Kodit Penal.

Çuçi njoftoi se në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, sot firmosi kallëzimin penal për deputetin Bledjon Nallbati lidhur me dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Sinaj. Në një postim në rrjetet sociale shkruan:

Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin.

Çuçi ftoi organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe siç theksoi “t’i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit në Parlament”.

Ndërkaq, opozita vijon me skenarin për të mos lejuar zhvillimin normal të mbledhjeve në kuadër të punimeve të Kuvendit. Siç bënë dje me komisionet kuvendore, sot të njëjtat veprime i përsëritën me Konferencën e Kryetarëve. Deputetët demokratë nuk lejuan ministrin e Financave dhe të Ekonomisë, Ervin Mete që të hynte në mbledhjen ku pritet miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm.

Një ditë më parë, u vendos përjashtimi nga punimet e Kuvendit me nga dhjetë e tre ditë i 6 deputetëve. Ata janë Bledjon Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, Gazment Bardhi e Saimir Korreshi.

Sali Berisha dha një deklaratë jashtë zyrave të Kryesisë së Kuvendit ku sërish akuzoi kryeministrin Rama se sipas tij “ka urdhëruar dhe krijuar” atë që e cilësoi “krizë të thellë kushtetuese të parlamentit”.

Nuk mund të pranohet kurrë që të mohohet e drejta e ngritjes së komisioneve hetimore parlamentare. Kuvendi është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë.

Opozita ka dorëzuar firmat për tetë komisione hetimore parlamentare. Janë mohuar që të teta në mënyrën më antikushtetuese, më antidemokratike.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50549 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE