Dy godina të reja publike te “5 Maji” në Tiranë/Veliaj: Sjellim ekonomi për zonën!

vovalbania November 01, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Dy godina të reja publike te “5 Maji” në Tiranë/Veliaj: Sjellim ekonomi për zonën!

Në lagjen e re “5 Maji” në Tiranë ku strehohen familje të prekura nga tërmeti, po ndërtohen dy godina institucionesh publike dhe kulturore, për ta kthyer këtë zonë në një qendër të re policentrike të kryeqytetit. Ndërsa inspektoi punimet, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se qëllim është krijimi i një ekosistemi ekonomik e shërbimesh.

Në lagjen “5 Maji” kemi ardhur zakonisht për të inspektuar pallatet e reja, ku po strehohen familjet e prekura nga tërmeti. Janë edhe 70 familje të fundit, të cilat do të strehohen në pallatet që po mbarojnë në sfond. Vizioni i kryeministrit ka qenë të mos ndërtojmë lagje vetëm për njerëzit që humbën shtëpitë prej tërmetit, por të sigurohemi që këtu ka edhe mjedise pune. Duke sjellë mbi 1000 punonjës zyrtarë, sjellim edhe ekonomi për zonën, sjellin punësim, shërbime mbështetëse. Pra, krijohet një ekosistem ekonomik rreth kësaj zone.

Duke sjellë institucione publike, jepen garanci për vëmendje ndaj zonës, që banorët të kenë pranë gjithë lehtësirat e nevojshme.

Qeveria dhe bashkia duke sjellë institucionet këtu, japin garanci për vëmendje ndaj zonës. Kështu kemi krijuar një lagje tipike të Tiranës, ku jeta nuk mbyllet pas punës, por qyteti bashkëjeton me ritmin 24/7.

Veliaj falënderoi banorët që janë treguar bashkëpunues sa i përket projektit të Unazës së Madhe.

Më vjen mirë që në Njësinë 4, aty ku kalon një pjesë e gjurmës së Unazës, kemi pasur 100% bashkëpunim nga banorët. E vlerësoj faktin se edhe ata i janë bindur thirrjes. Kemi edhe pak shtëpi të fundit në Njësinë 1, ndoshta edhe në Njësinë 3. Në momentin që kemi bashkëpunim aty, edhe tek Njësia 11, sigurohemi që ecën shumë më shpejt puna edhe për Unazën. Kush ka kaluar në anën lindore të Unazës ia ka parë hajrin. Eshtë rritur vlera e tokës, e pronës, ka filluar zhvillimi, ndaj është vetëm çështje kohe sa të mbrojë Unaza këtu. ARRSH-ja po ecën shumë shpejt. Në momentin që mbarojmë me Unazën, edhe kjo lagje nuk do ketë nevojën të përdorë rrugën “5 Maji” ose rrugën dytësore e të shtojë trafikun në Tiranë.

“5 Maji” po ndërtohet nga themelet për 11 mijë banorë dhe synon të kthehet në një qendër të re policentrike të Tiranës, me një qasje të re të zhvillimit urban, ekonomik e social, me infrastrukturë moderne dhe akses të garantuar në shërbime cilësore publike e private, nga shkollat e kopshtet tek njësitë tregtare, me parqe e mjedise sportive, si edhe institucione shtetërore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE