Mënyrat se si alkooli mund të shkatërrojë jetën seksuale të një burri, studim!

vovalbania November 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mënyrat se si alkooli mund të shkatërrojë jetën seksuale të një burri, studim!

Sipas studimeve, konsumimi i tepruar i alkoolit mund ta dëmtojë në shumë mënyra jetën tuaj seksuale. Sasia e tepërt e alkoolit ul kënaqësinë dhe dëshirën seksuale te meshkujt, si dhe rrit rrezikun e mosfunksionimit erektil. Megjithëse alkooli shihet shpesh si afrodiziak, përdorimi afatgjatë mund të dëmtojë jetën tuaj seksuale.

“Alkooli është i lidhur me seksualitetin. Ai mund të kontribuojë në fillimin e aktivitetit seksual duke shtypur frenimet dhe duke lehtësuar ankthin. Megjithatë, krahas mosfunksionimit erektil, alkooli dëmton ndjeshëm pothuajse të gjitha fushat e funksionit seksual “,-është shprehur Dr. Bhupendra Yadav nga spitali ‘5 Air Force’ në Jorhat.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se pirja e tepërt e alkoolit mund ta rrisë rrezikun e mosfunksionit erektil te meshkujt. Studimi i fundit, i botuar në Elsevier Medical Journal Armed Forces India, shqyrtoi se si alkooli ndikon në fusha të tjera të seksit. Studiuesit anketuan 78 pacientë meshkuj të moshës 20 deri në 50-vjeç në një klinikë të varësisë ndaj alkoolit për të parë se si pija ndikonte në funksionin seksual.

Rreth 77% e meshkujve kishin probleme seksuale. Rreth 61% kishin dëshirë të ulët seksuale, 59% kishin eksitim të ulët, 48% kishin probleme me orgazmën dhe 44% kishin disfunksion erektil. Pothuajse të gjithë burrat me varësi nga alkooli vuanin nga të pesë problemet. “I gjithë spektri i funksionimit seksual u zbulua se ishte prekur ndjeshëm. Këto gjetje kundërshtojnë studimet e mëparshme që përmendën mosfunksionimin erektil dhe ejakulimin e parakohshëm si më të zakonshmet”,-ka sqaruar Dr. Yadav.

Varet nga shumë faktorë dhe është e vështirë të thuhet se a përmirësojnë apo e përkeqësojnë substancat narkotike seksin. Alkooli shkakton zgjerimin e kapilareve të vogla nëpër trup dhe te meshkujt mund të ndikojë në ereksion dhe në penetrim, sepse në penis arrin gjak të mjaftueshëm. Te gratë mund të krijojë lagështi të pamjaftueshme të vaginës, gjë që është shumë e pakëndshme dhe mund të shkaktojë dhimbje gjatë penetrimit. Koordinimi, balancimi dhe përqendrimi çrregullohen dhe sa për aromën e keqe as që duhet të flasim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE