Pikturohet në disa ndërtesa në Paris Ylli i Davidit, autoritetet nisin hetimet për kapjen e autorëve!

vovalbania November 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pikturohet në disa ndërtesa në Paris Ylli i Davidit, autoritetet nisin hetimet për kapjen e autorëve!

Prokuria Publike e Parisit urdhëroi një hetim pasi në disa ndërtesa të “qytetit të dritës”, persona të panjohur kanë pikturuar Yllin e Davidit, simbol i fesë hebraike dhe shtetit të Izraelit. Rreth 60 yjet e Davidit u vizatuan me bojë blu në shumë fasada ndërtesash në lagjen e 14-të në kryeqytetin francez. Kjo vepër dënohet me dënim maksimal prej katër vitesh burg dhe 30 mijë euro gjobë.

Në një mesazh përmes Twitter, kryetarja e qarkut të 14-të, Karin Petit denoncoi simbolet në ndërtesat parisiane si “akte antisemite dhe raciste” që duan të mbjellin panik.

Antisemitizmi ka përmbytur rrugët tona. Autorët duhet të gjenden dhe të dënohen. Ky akt të kujton procedurat e viteve 1930 dhe Luftës së Dytë Botërore që çuan në shfarosjen e miliona hebrenjve.

Une soixantaine d’étoiles de David ont été taguées sur plusieurs façades d’immeubles à Paris, Saint-Ouen et Aubervilliers. L’antisémitisme est plus que jamais présent et nous ramène aux heures les plus sombres de l’histoire de France.

Le parquet de Paris a ouvert une enquête… pic.twitter.com/izJdPqvebQ

— CRIF (@Le_CRIF) October 31, 2023

“Është e qartë se mes njerëzve që e bënë atë ka një dëshirë për të terrorizuar,”-tha për AFP presidenti i Unionit të Studentëve Hebrenj të Francës (UEJF) Samuel Lezouier.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49329 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE