“Ku je ti”, kujt i drejtohet Ronela me këtë pyetje?

vovalbania August 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ku je ti”, kujt i drejtohet Ronela me këtë pyetje?

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision, Ronela ka paralajmëruar se tanimë ka ardhur koha t’ja nisë me projektet e saj të reja muzikore dhe siç u shpreh ‘nuk ka kohë për pushim’.

E përpos angazhimit në muzikë, bukuroshja është shpesh aktive edhe me postime nga përditshmëria e saj që si jemi mësuar tanimë janë me të vërtetë shumë ‘funny’. Megjithatë një nga më të fundit nuk ka lidhje me një të tillë, por me një pyetje që na ngre dyshimet lidhur me jetën personale të artistes. Kjo pasi teksa, Roni ka postuar një Instastory ku shfaq perëndimin e diellit dhe detin, krahas ka shkruar: “Ku je ti?”

Kënga e parë që Ronela publikoi për këtë verë është shumë e veçantë pasi teksti është në gjuhën italiane, një super surprizë kjo nga artistja. Pas ‘Caramel’, Ronela publikoi ‘Valle’, një projekt që bëri shumë bujë para se të hidhej në YouTube nga veshja si nuse e bukuroshes, por një nuse ndryshe me fustan të zi. Kënga ka një muaj që është publikuar dhe ka afro 3 milion klikime.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47340 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE