Transportonin mallra kontrabandë, dy në pranga e dy doganierë të Kakavijës në kërkim!

vovalbania November 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Transportonin mallra kontrabandë, dy në pranga e dy doganierë të Kakavijës në kërkim!

Transportonin mallra kontrabandë, dy vetë u arrestuan e dy u shpallën në kërkim. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tranzit 2”, raportohet se në pranga ranë dy shtetas nga Vlora ndërsa dy punonjës së doganës së Kakavijës, të dyshuar se lejuan kamionin të hynte në Shqipëri janë në kërkim.

O.Gj., 35 vjeç dhe R.S., 47 vjeç u kapën në flagrancë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”, teksa transportonin me kamion me qëllim shitjen, mallra të ndryshme të papajisura me faturat tatimore apo me deklaratat e origjinave, me një vlerë prej 30 mijë eurosh.

Mallrat dyshohet se janë kontrabanduar nga Greqia në vendin tonë, pa kryer procedurat e zhdoganimit. Kështu janë shpallur në kërkim dy punonjësit e doganës, I.H., 40 vjeç dhe A. S., 38 vjeç, të dy me detyrë doganierë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”. Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me kamionin.

Në njoftimin zyrtar thuhet: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, si rezultat dhe i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se dy shtetas kishin kontrabanduar nga shteti grek në vendin tonë, me kamion, sasi të konsiderueshme mallrash, organizuan dhe finalizuan, operacionin policor të koduar “Tranzit 2″.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE