Deputetët e opozitës marrin karriget e mazhorancës dhe i përmbysin në foltoren e Kuvendit!

vovalbania November 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Deputetët e opozitës marrin karriget e mazhorancës dhe i përmbysin në foltoren e Kuvendit!

Kuvendi në një tjetër seancë të tensionuar.  Për të mos lejuar zhvillimin normal të seancës, në vijim të aksionit të nisur javët e fundit, deputetët e opozitës iu kanë marrë karriget kolegëve socialistë, duke i vendosur në pjesën e foltores. Nuk munguan përplasjet fizike. Xhemal Qefalia shtyu Edmond Spahon e rimori karrigen.

Prej orës 09:00, Sali Berisha gjendet në sallën e Kuvendit ku para se të hynte, foli për gazetarët e theksoi se pa iu miratuar kërkesat, nuk ka zhvillim normal të seancës parlamentare. Berisha tha se maxhoranca ka planifikuar të përdorë ushtrinë, por siç nënvizoi “as kjo nuk do ta ndalojë”.

Berisha deklaroi:

Jemi këtu për të kërkuar të drejtat tona kushtetuese të mohuara në mënyrën më brutale, por që në vlerësimin tonë janë interesi i të gjithë qytetarëve që duan pluralizmin dhe interesi i atyre që votuan kundër qeverisë e për një opozitë të vërtetë, jo për një opozitë, përfaqësuesin e së cilës do ta caktojë Edi Rama.

Deputeti socialist, Erion Braçe e ka cilësuar si “milici fashiste” sjelljen e opozitës në Kuvend. Sipas Braçes e gjitha që po ndodh ka të bëjë me raportin e Sali Berishës me drejtësinë.

Ky nuk është aksion është një milici fashiste. Të hysh nëpër sallat e komisioneve dhe të merresh me deputetin që ke përballë jo me argument, por me dhunë, duke dhunuar fizikisht jemi në nivelin e milicisë fashiste. Imponimi me dhunë përkundrejt deputetëve është fashizëm. E gjitha që po ndodhte atje brenda, kishte të bënte thjesht dhe vetëm me raportet e tyre me drejtësinë, me raportin e Sali Berishës me drejtësinë. Ju thashë se nuk jam në dijeni. Përdorën dhunën mes parlamentit si reaksion apo si gjuhë përmes drejtësisë. Ky nuk është dialog me ne. Duhet të dialogojë në gjykatë, i mbrojtur nga avokati dhe jo nga partia e tij. Milici fashiste që kthehen në shërbim të një individi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE