Shqipe Hysenaj deklaroi se Luizi është takuar me ish-partneren pas BBV, reagon këngëtari: “Nuk e lejon kontrata se…”

vovalbania November 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqipe Hysenaj deklaroi se Luizi është takuar me ish-partneren pas BBV, reagon këngëtari: “Nuk e lejon kontrata se…”

Ish-konkurrentja e njohur e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj, i është bashkuar shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” mbrëmjen e 20 tetorit.

E vetëm në pak ditë qendrimi në reality show, Shqipja ka arritur të shkaktojë jo pak trazira.

Në një bisedë të fundit me një prej banoreve, Alba Vukaj, Hysenaj habiti me deklaratën e saj teksa fliste për fituesin e “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejllin.

Ajo u shpreh se ky i fundit pas daljes nga programi është takuar me ish-partneren e tij, Genën.

Shqipja tregoi gjithashtu se fotoja virale asokohe ku shihej Kiara Tito me të ëmën e këngëtarit, nuk ishte moderatorja por Gena, ish-i i Luizit.

E si duket kjo deklaratë e Shqipes nuk i ka shpëtuar as këngëtarit.

Luizi ka qenë pak më parë në një video live me Kiarën dhe teksa po diskutonte me ndjekësit, në mënyrë ironike ai thotë: “Nuk e puth (Kiarën) se nuk e lejon kontrata”.

Me këtë, ai ka lënë të kuptohet se nuk mund ti reagojë direkt Shqipes, e cila është në programin “rival” të ‘Top Channel’, por me siguri një përgjigje ka për ta marrë pasi kontrata e tij të mbarojë.

Kujtojmë se teksa ishte ende pjesë e BBVA, Luizi firmosi një kontratë me “Top Channel”, duke iu dhënë atyre të gjitha të drejtat e përdorimit të imazhit të tij.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/11/InShot_20231102_102802428.mp4
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE