Turne nëpër botë/ “Në kuadër të dashurisë” në Zvicër, Belgjikë, Angli, Kanada…

vovalbania November 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Turne nëpër botë/ “Në kuadër të dashurisë” në Zvicër, Belgjikë, Angli, Kanada…

Filmi “Në Kuadër të Dashurisë”, një prodhim i Top Media, i cili bëri bashkë aktorët profesionistë dhe personazhet më në zë të momentit, nuk ndal suksesin.

Pas premierave në qytete të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, është momenti që “Në Kuadër të Dashurisë” të udhëtojë nëpër botë.

Pritjes i erdhi fundi për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Zvicër. Nga data 9 Nëntor filmin tuaj të preferuar do të mund ta shihni në shumë qytete të Zvicrës. Po ashtu, kasti i filmit shkon në Zyrih të Zvicrës më datë 13 Nëntor, ku të gjithë do të kenë mundësi të takojnë yjet e filmit nga afër, për të shkëmbyer emocione dhe momente të paharrrueshme.

Shqiptarët e Belgjikës dhe Luksemburgut mund të shijojnë filmin dhe të përjetojnë të qeshura pafund që prej 8 Nëntorit, pasi filmi i tyre më i dashur do të shfaqet në kinema Kinopolis në Bruksel, Atnwerp, Ghent dhe Kirchberg – Lux.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50940 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE