Greqi/Lidhi e dhunoi të dashurën për t’i dhënë fund shtatzënisë, pranga shqiptarit!

vovalbania February 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Greqi/Lidhi e dhunoi të dashurën për t’i dhënë fund shtatzënisë, pranga shqiptarit!

Policia në Zakynthos të Greqisë arrestoi një 27-vjeçar shqiptar i akuzuar se ndërpreu me dhunë  shtatzëninë e të dashurës së tij, 19-vjeçare. Sipas medias greke ERT, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës kur 27-vjeçari shkoi dhe mori nga shtëpia të renë, e cila ishte rreth 2 muajshe shtatzënë.

Sipas të njëjtave informacione, pasi e dërgoi partneren në shtëpinë e tij, ai e lidhi, e dhunoi fizikisht dhe e ka detyruar të marrë mjekim për të ndërprerë shtatzëninë.

Të nesërmen në mëngjes, pra më 21 shkurt, 27-vjeçari e dërgoi 19-vjeçaren në spitalin e Zakynthos-it ku për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por fëmijen e ka abortuar.

Pas një denoncimi, zyrtarë të Drejtorisë së Policisë së Zakynthos-it e arrestuan dje 27-vjeçarin, i cili do të dërgohet në prokurori me akuzën e dhunës në familje, ndërprerjes së shtatzënisë, dëmtimit të rrezikshëm trupor dhe vjedhjes, pasi kishte marrë celularin e partneres së tij./Top Channel 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49023 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE