Abonimi me reklama ka 15 milionë përdorues në muaj, Netflix e konfirmon!

vovalbania November 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Abonimi me reklama ka 15 milionë përdorues në muaj, Netflix e konfirmon!

Netflix tha së fundmi se abonimi me reklama kishte arritur në 15 milionë përdorues aktivë në muaj. Kjo vjen një vit pasi gjiganti i transmetimit lançoi një abonim më të lirë për të “ringjallur” rritjen e abonentëve dhe të ardhurat pas një ngadalësimi. Kompania kishte pesë milionë përdorues mujor të abonimit me reklama në muajin maj.

Një muaj pasi Netflix lançoi opsionin e abonimit me reklama vitin e kaluar, rivali i saj Disney+ gjithashtu bëri të njëjtën gjë në një përpjekje për të rritur fitimin në shërbimin e saj të transmetimit. Shërbimet e tjera të transmetimit sikurse HBO Max, Paramount+ dhe Peacock gjithashtu ofrojnë versione me reklama.

Netflix ka dalë me një aplikacion të ri me anë të të cilit, përdoruesit mund të luajnë videolojëra në televizor. Ende nuk ka informacione të detajuara mbi lojërat apo datën kur do të na shfaqet nëpër ekrane ky aplikacion i ri. E vetmja gjë që dihet është se ky aplikacion do të jetë falas.

Rikujtojmë, se Netflix është duke përgatitur një mini-serial për presidentin amerikan John Fitzgerald Kennedy. Ai do të bazohet në librin “JFK: Coming of Age in the American Century, 1917-1956” nga autori fitues i çmimit Pulitzer Fredrik Logeval i cili doli në vitin 2020 me pjesën e parë të biografisë me dy vëllime që tregon jetën e tij nga fëmijëria në Masaçusets deri në kohën kur u bë presidenti më i ri i SHBA.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49063 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE